Zgjedhjet në Gjermani, AfD kryeson në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, e Majta surprizon në Berlin! Partia e Merz “bie” në 5.5%
Autori: Gazeta inFokus
19:04 | 20 September 2026
Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) duket se ka siguruar vendin e parë në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, ndërsa në Berlin partia e majtë Die Linke renditet forcë e parë politike, sipas projeksioneve të para pas mbylljes së kutive të votimit.
Në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, AfD rezulton me 37% të votave, duke lënë pas me një diferencë të ngushtë Partinë Socialdemokrate (SPD), e cila merr 35.5%.
Ndërkohë, Unioni Kristian-Demokrat (CDU) i kancelarit Friedrich Merz shënon një rënie të ndjeshme, me vetëm 5.5%, pak mbi pragun prej 5% për hyrjen në parlamentin rajonal. Reuters e cilëson këtë si një nga rezultatet më të dobëta të CDU-së në zgjedhjet rajonale.
Rezultati i AfD-së në këtë land tregon forcimin e mbështetjes për partinë në disa prej landeve lindore të Gjermanisë, ku ajo ka rritur ndjeshëm ndikimin e saj politik vitet e fundit.
Në kryeqytetin gjerman, panorama është ndryshe. Sipas projeksioneve të para, Die Linke renditet forcë e parë me 24.5% të votave, duke shënuar një rritje prej 12.3 pikësh përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
CDU renditet e dyta me 20%, duke pësuar një rënie prej 8.2 pikësh, ndërsa AfD vjen e treta me 16%, me një rritje prej 6.9 pikësh. Shifrat e para për Berlinin janë konfirmuar edhe nga Associated Press.
Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë balancat e reja politike në të dy landet. Megjithatë, projeksionet e para tregojnë ndryshime të dukshme në peizazhin politik gjerman, me rritjen e AfD-së në pjesë të lindjes së vendit dhe forcimin e Die Linke në Berlin. /Panorama

T� tjera
-
E ashpër ndaj pushtetit, Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë!
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, në seancën e...
-
NDEP shënon 15-vjetorin e themelimit, mbi 250 publikime dhe 60 projekte të realizuara
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar sot 15-vjetorin e theme...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, Kabashi-Ramaj kishte paralajmëruar për standardet e municionit
Sot janë publikuar dhe pamjet që dëshmoi raportimet e incidentit të shpërthim...
-
FSK-ja reagon pas pamjeve të shpërthimit të armës gjatë ushtrimeve: Një ushtar pësoi lëndime të lehta
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar pas publikimit të pamjeve në media, ku...
-
Ukraina dhe Rusia pajtohen për shkëmbim të burgosurve, Kushner: Propozimet i diskutojmë me Putinin nesër
Jared Kushner, ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë në parim dakord për...
-
Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krim...
-
DOSJA e Sinjalizuesit alarmon Kurtin, Ramën e Prokurorinë për keqpërdorime masive e punësime familjare në ndërmarrjet publike të Prishtinës
Një dosje me denoncime për punësime familjare, ndikime politike, keqmenaxhim ...
-
Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët
Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se LVV dhe Qeverisja e Kurtit në v...
-
Konjufca për Raportin e Progresit: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,...
-
“…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”, Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur ...
-
Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, a ka ma marre…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen...
-
Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverin...
































