7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur
Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 19 September 2026
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV).
Sipas IKSHPK-së, rastet janë konfirmuar gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026 në Laboratorin e Mikrobiologjisë. Pesë nga të infektuarit janë meshkuj dhe dy femra, ndërsa dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç. Rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç.
Tri raste janë regjistruar në Gjakovë, ndërsa nga një rast në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.
Të gjithë pacientët janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Tre prej tyre kanë pasur shenja klinike të meningjitit akut, tre meningoencefalit akut, ndërsa një rast është paraqitur me gjendje febrile.
Gjatë kësaj jave janë raportuar edhe dy raste të vdekjes nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë.
Nga analiza fillestare e rasteve nuk është evidentuar ndonjë lidhje epidemiologjike ndërmjet të infektuarve, ndaj rastet janë klasifikuar si sporadike. Vetëm njëri prej shtatë pacientëve ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit.
Sipas të dhënave të ECDC-së, nga fillimi i sezonit të transmetimit në vitin 2026 deri më 10 shtator, në 15 shtete evropiane janë identifikuar gjithsej 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor, përfshirë edhe vende fqinje me Kosovën.
IKSHPK ka njoftuar se të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat për rritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.
Në Gjakovë, ku janë konfirmuar tri raste, një ekip i IKSHPK-së në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë po zhvillon hetime në terren. Aktivitete të ngjashme janë ndërmarrë edhe në Ferizaj.
Instituti u ka bërë thirrje komunave, veçanërisht atyre ku janë konfirmuar rastet, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre.
Qytetarëve u rekomandohet përdorimi i repelentëve, veshja e rrobave që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe përdorimi i masave mbrojtëse gjatë qëndrimit jashtë.
Personat që kanë udhëtuar në zona ku raportohen infeksione të transmetuara nga mushkonjat duhet të përcjellin gjendjen shëndetësore pas kthimit. Në rast të temperaturës, dhimbjes së kokës, lodhjes, skuqjes së lëkurës apo shenjave neurologjike, IKSHPK rekomandon kërkimin e menjëhershëm të vlerësimit mjekësor.

T� tjera
-
Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje
Ministri, Dimal Basha, ka shprehur kundërshtime ndaj gjetjeve të Raportit të ...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren deri në krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët
Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohë...
-
Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove një person në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 500 euro gjo...
-
Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e KEK-ut ka ftuar të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike...
-
Dogana e Kosovës për 43 armët automatike: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës është deklaruar për zbulimin e një sasie të konsiderueshme a...
-
Pagesat me kartelë bankare na bëjnë të shpenzojmë më shumë? Ja çfarë zbulon studimi i fundit
Të paguash me kartë është e shpejtë, praktike dhe shpesh kërkon vetëm një pre...
-
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Ja...
-
Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë
Dogana e Kosovës ka publikuar pamjet e dhjetëra armëve të gjata, që iu kapën ...
-
Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...
-
Kurti për “Le Monde”: Kosova synon anëtarësimin në BE përmes meritave, jo privilegjeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazet...
-
E ashpër ndaj pushtetit, Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë!
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, në seancën e...
-
INDEP shënon 15-vjetorin e themelimit, mbi 250 publikime dhe 60 projekte të realizuara
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar sot 15-vjetorin e theme...



































