Policia: Pas protestës pati vozitje të rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus
11:29 | 19 September 2026
Një protestë e qytetarëve është mbajtur mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta ka nisur rreth orës 21:00, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata gjatë tubimit ka qenë kryesisht e qetë dhe se nuk është raportuar për incidente të sigurisë.
Sipas Policisë, njësitë policore kanë monitoruar situatën dhe kanë menaxhuar sigurinë në zonë, ndërsa njëkohësisht kanë kontrolluar edhe rrjedhën e trafikut.
Rreth orës 23:30, pjesëmarrësit kanë nisur të shpërndahen në mënyrë të qetë. Megjithatë, një pjesë e tyre janë zhvendosur drejt bazës së EULEX-it, ku kanë vazhduar protestën për rreth 30 minuta.
Më pas, protestuesit janë kthyer në drejtim të Prishtinës dhe, me automjetet e tyre, kanë vazhduar të qarkullojnë në disa rrugë të kryeqytetit.
Policia ka thënë se gjatë këtyre lëvizjeve janë krijuar kolona në trafik dhe se disa drejtues automjetesh kanë kryer, sipas saj, vozitje të rrezikshme.
“Defilimet e tyre me vetura, përveç krijimit të kolonave në trafik, kanë kryer edhe vozitje të rrezikshme, madje edhe kanë shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, por edhe për veten e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Për shkak të situatës në trafik, Policia ka ndërmarrë masa shtesë, duke përfshirë ndërprerjen dhe riorientimin e përkohshëm të qarkullimit në disa pjesë, me qëllim të shmangies së bllokimeve dhe aksidenteve të mundshme.
Sipas Policisë, këto lëvizje kanë vazhduar deri në orët e vona pas mesnatës.
Policia ka theksuar se do të vazhdojë angazhimet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre në mënyrë demokratike dhe në përputhje me ligjet në fuqi.
“Njëkohësisht, do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj atyre që bien ndesh me ligjin dhe ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.
Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, ndërsa ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë protestave dhe lëvizjeve në trafik.
“Apelojmë që të kenë kujdes të shtuar, të mos dëmtojnë pronën publike e private, të respektojnë ligjet, e në veçanti rregullat në trafikun rrugor, sepse është interes i sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

T� tjera
-
Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje
Ministri, Dimal Basha, ka shprehur kundërshtime ndaj gjetjeve të Raportit të ...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren deri në krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët
Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohë...
-
Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove një person në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 500 euro gjo...
-
Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e KEK-ut ka ftuar të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike...
-
Dogana e Kosovës për 43 armët automatike: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës është deklaruar për zbulimin e një sasie të konsiderueshme a...
-
Pagesat me kartelë bankare na bëjnë të shpenzojmë më shumë? Ja çfarë zbulon studimi i fundit
Të paguash me kartë është e shpejtë, praktike dhe shpesh kërkon vetëm një pre...
-
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Ja...
-
Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë
Dogana e Kosovës ka publikuar pamjet e dhjetëra armëve të gjata, që iu kapën ...
-
Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...
-
Kurti për “Le Monde”: Kosova synon anëtarësimin në BE përmes meritave, jo privilegjeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazet...
-
E ashpër ndaj pushtetit, Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë!
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, në seancën e...
-
INDEP shënon 15-vjetorin e themelimit, mbi 250 publikime dhe 60 projekte të realizuara
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar sot 15-vjetorin e theme...
































