Lajme

Reuters raporton për rizgjedhjen e Kurtit kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 13 September 2026

Mediumi Reuters ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por se dështimi eventual për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.

Kurti u zgjodh me 62 vota në Kuvendin me 120 deputetë, pasi partia e tij doli e para në zgjedhjet e qershorit.

Reuters thekson se paqëndrueshmëria politike ka vonuar reformat dhe ka ngadalësuar qasjen e Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Ndërkohë, PDK-ja dhe Aleanca e kanë bojkotuar seancën, duke paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar nëse është shkelur ligji gjatë konstituimit të Kuvendit. /Gazeta Express

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy