Lajme

Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 13 September 2026

Albin Kurti, të dielën sërish e premtoi përfundimin e Autostradës së Gjilanit.

Ai këtë e bëri gjatë prezantimit të ekspozesë në seancën ku u votua për herë të katërt si Kryeministër i Kosovës.

“Do të përfundojmë autostradën e Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe lidhjen me korridorin 1”, tha Kurti para votimit të qeverisë së re.

-Advertisement-

Kujtojmë  se në vitin 2023-në, Kurti kishte thënë se Autostrada e Gjilanit po bëhet.

“Prishtina po lidhet me Gjilanin me autostradë. Pra, Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!“, kishte shkruar Kurti në një postim në Facebook më 21 korrik 2023.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy