Lajme

Haradinaj: “Marshi për Liri” shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare, populli i shpalli të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 12 September 2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kreun e Aleancës dhe deputetë të kësaj partie i janë bashkëngjitur “Marshit për Liri” i cili po organizohet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Haradinaj tha se i gjithë ky organizim është shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare duke shtuar se populli i Kosovës i shpallë ata të pafajshëm me prezencën masive.

“Kjo është shprehje e vetëdijës së lartë kombëtare së pari dhe një bindje e plotë që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë e pastër dhe ka vetëm një vendim të drejtë shpallja të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë. Sot populli i Kosovës edhe njëherë ua konfirmon atyre dhe i shpallë të pafajshëm, pra e gjithë kjo prezencë, gjithë ky vullnet pa dallim përkatësie i shpallë të pafajshëm”, tha ai për Klan Kosova.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy