Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 12 September 2026
Sot në Prishtinë me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet “Marshi i Lirisë” në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti në një intervistë për Klan Kosova tha se si të gjithë shqiptarët e tjerë është nën ethe për një proces që siç tha ai ka filluar nga një material me bazë në Beograd dhe Moskë mbi pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve të njerëzve të ndërlidhura me UÇK-në nga deputeti zviceran, Dick Marty.
“Si të tërë ata që janë përkrah çlirimtarëve që janë në ethe edhe unë e ndjej vetën tepër në ethe, për një proces që ka filluar për një dokument mbi “Shtëpinë e Verdhë” se gjoja UÇK ka qenë ndërmarrje kriminale për tregtimin e organeve të njerëzve, një material voluminoz nga deputeti zviceran Dick Marty me çka u alarmua tërë Evropa tërë opinioni botëror me këtë histori të sajuar nga çarqe anti-shqiptare me burim tanimë të njohur në Beograd dhe Moskë për të deligruar UÇK-në, për të hapur fazën e dytë në drejtim të ngritjes së akuzave për një luftë gjoja se të padrejtë që SHBA e kanë mbështetur. E kanë mbështetur UÇK-në NATO, vende të cilat kanë qenë të interesuara për ndërprerjen e gjenocidit dhe masakrave në Kosovë”.
Ai tha se pret që verdikti final të jetë i drejtë për shkak që lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit.
“Pres që të gjitha shtetet demokratike: SHBA dhe të BE-së dhe këto shtete ku është ndërtuar demokracia e mirëfilltë që kanë kaluar në procese çlirimtare dhe e dinë sakrificën për të arritur te liria, të gjithë këta e dijnë që këto janë procese të vështira, të dhimbshme me kosto të lartë të humbjes së jetëve të njerëzve dhe të ndikojnë moralisht në trupin gjykues që të mos mirret vendimi i keq që nuk e presin vendimin e keq që nuk e presin shqiptarët, sepse këta çlirimtarë, bashkëluftëtarët tanë akuzohen për vepra të pa bëra dhe në asnjë proces nuk është dëshmuar që ata kanë bërë vepra anti-njerëzore, por pikën kryesore e kanë pasur për luftën për çlirimin e vendit”.

T� tjera
-
Bisedimet për paqe, Rutte: Gjithçka varet nga rusët, nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka pasur zhvillime pozi...
-
Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menj...
-
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: S’kam hapur procedurë disiplinore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me...
-
“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit ...
-
Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e ...
-
“A e din o zotëri ministër që e keni zbeh fort moralin e policisë së Kosovës” – Ganimete Musliu i kërkon llogari Sveçlës për mungesën e uniformave për kadetët
Uniformat e Policisë së Kosovës kanë përplasur deputeten e PDK-së, Ganimete M...
-
Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka n...
-
Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqet...
-
VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish
Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (P...
-
Shtyhet seanca për Jeton Sylajn me kërkesë të avokatit të familjes së Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se seanca e paraparë për t’u mbajtur s...
-
“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur në Kuvend çështjen e furnizimi...
-
“Na çmendet, çka m’u keni tek”, avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës
Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prani...
































