Lajme

Kurti për deklaratën e Simiqit: Nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar propozimin

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 09 September 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për media lidhur me shtyrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se pavarësisht që Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit, duhet darkordancë edhe për nënkryetarët e organit legjislativ.

“Unë tashmë përveç që jam në kontakt me kryetarin e LDK-së, gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për përzgjedhjen e nënkryetarëve”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

-Advertisement-

Sa i përket deklaratës skandaloze të deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, Kurti tha se ishte në shpërputhje me kushtetueshmërinë e Republikës.

“Ishte në shpërputhje me betimin që ai vet e ka bërë, dhe për mua ishte e çuditshme se pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar më shkrim, propozimin për Sllavko Simiqin”, u shpreh Kurti.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy