“Nuk e di kur kthehem, por për Kosovën e jap jetën!” | Fjala e fundit e 10-shit të UÇK-së që kumboi në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
18:39 | 08 September 2026
“Nuk e di kur do të kthehem, por për Kosovën e jap jetën!”
Këto ishin fjalët përfundimtare të 10-shit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ballafaqimin final me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, më 18 shkurt në Hagë.
Tash kanë mbetur edhe pak më shumë se 1 javë nga vendimi final.
Dhe Kosova e pret katërshen e UÇK-së.
Rexhep Selimi ia kishte bërë një gjë të qartë Prokurorisë Speciale, për të cilën tha se synim ka t’ua ndalojë përgjithmonë kthimin në vendin e tyre.
“Prokuroria kërkon dënime jashtëzakonisht të rënda, aq të gjata sa synojnë të na ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë, tash e tutje, varet nga vendimi juaj. Por prokuroria duhet ta ketë kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë. Në Kosovën për të cilën jam krenar që i dola zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës, kam qenë dhe mbetëm i gatshëm të jap jetën sa herë që kërkohet nga unë”.
Brenda mureve të gjykatores, zëri i tij kumboi, se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, aq më tepër në një sallë gjyqi.
“Nuk jam këtu për ta mbrojtur veten, sepse këtë gjë e bëjnë avokatët e mi, por ju duhet ta ushtroni drejtësinë. Prokuroria po mbështetet në pretendime që nuk kanë bazë dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për ta njollosur luftën.
Të përpiqesh të ndërhysh me qëllim në ndryshimin e fakteve historike përmes akuzave, është të përpiqesh ta rishkruash historinë, historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet e aq më tepër në një sallë gjyqi.
Prokuroria edhe pse në fillim të paraqitjes së saj, deklaroi se nuk kërkon dënimin e Shtabit të Përgjithshëm, gjatë gjithë Kosovës, shënjestër ishte pikërisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe në veçanti qëllimi i saj, pavarësia e Kosovës. Po krijohej një përshtypje sikur vet pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal.”
Ish-deputeti e parashtroi edhe një pyetje para trupit gjykues se “Derisa Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi po vriste shqiptarë, çfarë do duhej të bënte populli i Kosovës?!”.
“Kur Serbia dhe Millosheviqi vrisnin bashkëmoshatarët e mi, helmonin nxënës dhe studentë, i largonin prindërit tanë nga puna, mbyllnin shkolla e spitale, na ndiqnin për të na vrarë, dhe zbatonin spastrim etnik e gjenocid, çfarë duhej të bënim ne, të mos reagonim? Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve”.
Në fjalimin e tij, Selimi emocionoi kur përmendi kryeheroin legjendar, Adem Jashari.
“Për mua, të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit ishte nderi më i madh që mund ta kisha, e konsideroj edhe nder cilësimin si njëri nga themeluesit kryesorë të UCK-së. Nëse këto cilësime shndërrohen në akuza, atëherë problemi nuk qëndron te unë, por te ata që nderin dhe përgjegjësinë i trajtojnë si faj. Po, kam bartur armë, ishin për mbijetesë. Shumë bashkëluftëtarë kanë vdekur duke i siguruar ato.”

T� tjera
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
-
Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeminist...































