Lajme

Transport ilegal i drunjve, konfiskohen pesë furgona dhe një kamion në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 08 September 2026

Policia e Kosovës, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, ka ndërmarrë aksione për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të kundërligjshëm të masës drusore në rajonin e Ferizajt.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga njësitet policore, janë ndaluar dhe konfiskuar pesë furgona dhe një kamion, të cilët dyshohet se transportonin dru pa dokumentacionin e nevojshëm.

Për rastet janë njoftuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi.

-Advertisement-

Po ashtu, sipas njoftimit, është konfiskuar edhe masa drusore që dyshohet se po transportohej në mënyrë të kundërligjshme.

 

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy