Lajme

Matoshi pas rezultateve të PISA-s: Shkolla jonë prodhon idiotë të dobishëm

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 08 September 2026

Analisti Halil Matoshi ka reaguar lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë dhe rezultatet e projektit PISA, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësitë e nxënësve për ta kuptuar dhe analizuar atë që lexojnë, shkruan Gazeta Infokus.

Matoshi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se një pjesë e të rinjve në Kosovë dinë shkrim dhe lexim, por sipas tij, kanë probleme në nxjerrjen e kuptimit nga ajo që lexojnë.

“PISA po vërteton se nji pjesë e madhe e kosovarëve të ri nuk janë analfabetë – sepse dijnë shkrim/lexim (njohin shenjat dhe i shqiptojnë ato), porse nuk kanë aftësi kognitive (njohëse) dhe sensus (s’nxjerrin dot kuptimin) e asaj që lexojnë. Dmth shkolla jonë prodhon idiotë të dobishëm!”, ka shkruar Matoshi.

-Advertisement-

Ai ka komentuar edhe një të dhënë që ia atribuon projektit PISA, sipas së cilës 76.7 për qind e nxënësve në Kosovë mësojnë në shkollë se si ta vlerësojnë informacionin e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.

Matoshi e ka cilësuar këtë si paradoks, duke pyetur se si një nxënës që, sipas tij, ka vështirësi në kuptimin e asaj që lexon, mund të dallojë informacionin e vlefshëm nga përmbajtjet e pavlefshme në internet.

“Qysh ka me e selekcionu informatën e duhun – ai që s’e kupton atë që e lexon – përmes IA, nëse nuk di me e dallu informatën e vlefshme nga berllogu i interNetit!?”, ka shkruar ai.

Sipas Matoshit, sistemi arsimor në Kosovë duhet të rimendohet, ndërsa shkollat duhet të orientohen më shumë drejt zhvillimit të logjikës dhe mendimit kritik te nxënësit.

“Edukimi si indoktrinim nuk na duhet mâ – shkolla kosovare duhet me u rimendu – ajo duhet me qenë subversive! Përmbysëse & sfiduese. Që nga fillimet shkolla kosovare duhet me e instalu logjikën e gjanave dhe menimin kritik!”, ka përfunduar Matoshi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy