Lajme

Bastisje në Mitrovicë: Gjenden mbi 110 gramë kokainë, armë dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 08 September 2026

Gjatë një kontrolli në një shtëpie dhe në një lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe substanca narkotike.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:15 në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN Mitrovicë-Jugu, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me asistim të njësive relevante policore, përfshirë NJRSH dhe njësinë K-9, ka realizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”. Në kuadër të këtij operacioni është realizuar kontrolli i një shtëpie dhe një lokali, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; një revole M57, kalibri 7.62 mm, së bashku me dy karikatorë; një pushkë gjuetie, kalibër 12 mm; nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm; dy fishekë të kalibrit 9×19 mm; katër fishekë për pushkë gjuetie, kalibri 12 mm; një peshore digjitale; 150 euro dhe 6,000 dinarë serbë; dy radiolidhje; si edhe një shufër metalike me mbishkrimin ‘POLIC’ ”.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy