Lajme

Haziri i reagon Hykmete Bajramit: Garë për kryetar të LDK-së nuk ka

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 07 September 2026

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka mohuar se në partinë e tij aktualisht ka një proces për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Duke komentuar deklaratat e Hykmete Bajramit, e cila ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për kryetare të LDK-së, Haziri tha se një proces i tillë nuk është hapur në parti.

“Garë nuk ka. Në LDK nuk ka proces të tillë dhe kur s’ka proces, nuk ka proces. Këtu ia qes pikën. Nuk flas për këtë punë”, deklaroi Haziri.

-Advertisement-

Ai tha se në LDK synohet “e mundshmja” dhe jo ajo që është vetëm e dëshirueshme, duke lënë të kuptohet se rezultatet e një procesi të tillë varen nga rrethanat dhe mbështetja brenda partisë.

“Lutfi Haziri gjithmonë ka me qenë në LDK. Në asnjë situatë, në asnjë proces politik nuk kam kryqëzuar”, shtoi ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy