Lajme

Ardian Gjini pas takimit me ambasadorin ri të BE-së: Kosova duhet të avancojë drejt integrimit evropian

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 07 September 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim njoftues me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel.

Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Schübel dhe ka theksuar nevojën për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyjë përpara”, ka shkruar Gjini në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka ritheksuar kështu përkushtimin e Aleancës për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy