Lajme

Sulmoi motrën dhe nënën, njëra vdiq – ndalohet i dyshuari në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 07 September 2026

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 6 shtator, kur i dyshuari, i cili dyshohet se është në gjendje të paaftësisë mendore, ka sulmuar dy anëtare të familjes së tij.

Të dyja viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor. Megjithatë, njëra prej tyre, si pasojë e plagëve të marra, nuk ka arritur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Viktima tjetër është ende duke marrë trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy