Rasti ndaj Edit, Prokuroria e Tiranës kërkon paraburgim për Jozin
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 07 September 2026
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku, i arrestuar në lidhje me dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi.
Top Channel, bënë të ditur seprokurori i çështjes ka dorëzuar këtë të hënë në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kërkesën për caktimin e masës “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin.
Të dyshuarit janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të hetimeve për ngjarjen e dhunshme ndaj Kuçit.
Marku dyshohet për disa vepra penale, ndërsa Nikolli, sipas hetimeve të policisë, dyshohet se ka qenë personi që drejtonte automjetin tip “Land Rover” të përdorur gjatë ngjarjes.
Ndaj Jozefin Markut rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, ndërsa 4 akuzat e tjera janë në verifikim e sipër.
Ndërsa ndaj Kristjan Nikollit, përveç veprave penale që lidhen me dhunimin e Kuçit, rëndon edhe akuza për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”.
Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, policia sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarjen e dhunimit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Marku dhe Nikolli dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë dhunuar Eduard Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer Jozefin Markun në rrjetet sociale.
Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe A. H., 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë. Sipas procedurës, seanca pritet të zhvillohet brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës së Prokurorisë dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, Eduard Kuçi është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
































