Lajme

Afati 30 ditor i konstituimit të Kuvendit, Zemaj: Në gjykimin tim është shkelur Kushtetuta

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 07 September 2026

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka folur para mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Duke komentuar kalimin 30 ditor të afatit për konstituimin e Kuvendit, Zemaj tha se në gjykimin e tij se është shkelur Kushtetuta.

“Ne kemi thënë që 30 ditësh vetëm ka qenë i domosdoshëm për konstituimin e Kuvendit, tash është çështje e interpretimit, por në gjykimin tim, nuk ka pasur ndonjë dilemë është shkelje e Kushtetutës, por atë duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Zemaj.

-Advertisement-

Ai tha se çështjet lidhur me seancën e 9 shtatorit do të jenë pjesë e debatit brenda LDK-së.

Zemaj dha një mesazh në nder të 7 shtatorit – Kushtetutës së Kaçanikut, ku tha se të gjithë duhet të punojnë për mbrojtjen e saj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy