Lajme

FSK në Gaza, nënshkruhet marrëveshja e participimit

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 07 September 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Komandantit të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (International Stabilization Force -ISF) Gaza, Gjeneral Major Jasper Jeffers, dhe stafit të tij, në praninë e Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe përfaqësuesit të Bordit të Paqes, u nënshkrua Marrëveshja e Participimit ndërmjet përfaqësuesve të BoP/ISF Gaza dhe Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të këtij misioni.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Jeffers vlerësoi lart vendimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në këtë mision ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e kontributit të FSK-së në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet.

Siç thuhet në njoftim, Jeffers shprehu gjithashtu mirënjohjen për udhëheqjen e Kosovës dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar angazhimin dhe lidershipin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të këtij misioni.

-Advertisement-

Nga ana e tij, Jashari falënderoi Jeffers për vlerësimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se pjesëmarrja e FSK-së në misionet ndërkombëtare të sigurisë është pjesë e vizionit të Kosovës për të dhënë kontribut konkret në promovimin e paqes dhe sigurisë në botë.

“KOMFSK theksoi se FSK synon të rrisë vazhdimisht kontributin e saj në sigurinë ndërkombëtare, me një objektiv të qartë strategjik, kalimin nga një importues i sigurisë në një eksportues të saj. Duke kontribuar në mënyrë aktive në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë, së bashku me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy