Lajme

Bedri Hamza njofton për martesën e vajzës me urime të veçanta për të

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 06 September 2026

Doruntina, vajza e kryetarit të PDK-së Bedri Hamza është martuar me Florentin.

Për këtë ka shkruar Bedri Hamza, duke uruar vajzën e tij për martesën.

“Një ditë e veçantë në familjen tonë. Doruntina, vajza jonë e madhe, kurorëzoi martesën e saj me Florentin. Për mua dhe Remën, si prindër, ishte një ditë me shumë emocione. Gëzohemi që e shohim të lumtur. Jemi krenarë për vajzën që kemi rritur, por ndjejmë edhe mall për vogëlushen që dikur e mbanim në krahë”,

-Advertisement-

“Bijë, nuk mund të të urojmë asgjë më të madhe se të jesh e lumtur. Ruajeni gjithmonë dashurinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Ne do të jemi gjithmonë pranë teje, në çdo hap të jetës. Urime martesën dhe qofshi bashkë të lumtur përherë”, ka shkruar ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy