Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur
Autori: Gazeta inFokus
22:08 | 06 September 2026
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar këtë javë një rezolutë që promovon përdorimin e një harte të re të botës, e cila synon të paraqesë më saktë madhësinë relative të kontinenteve, veçanërisht të Afrikës.
Rezoluta “Correct the Map” u miratua me shumicë dërrmuese prej 164 votash pro. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin vendi i vetëm që votuan kundër, ndërsa gjashtë shtete abstenuan: Serbia, Estonia, Gjeorgjia, Lituania, Moldavia dhe Ukraina.
Por, në rastin e Serbisë, sipas një përgjigjeje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi për BBC-në në gjuhën serbe, arsyeja e abstenimit lidhet me Kosovën.
Harta e promovuar përmes rezolutës përdor projeksionin “Equal Earth”, në të cilin Kosova paraqitet si shtet i veçantë.
“Rezoluta e propozuar korrigjon një padrejtësi historike, por përdor projeksionin Equal Earth, i cili e paraqet Kosovën si shtet më vete. Kjo është në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe interesat kombëtare dhe nuk mund të mbështetet as në mënyrë indirekte”, ka thënë Ministria e Jashtme e Serbisë.
Sipas qëndrimit të Beogradit, vota pro rezolutës mund të interpretohej si mbështetje për pavarësinë e Kosovës.
“Mbështetja e një propozimi të tillë mund të keqpërdoret ose interpretohet si mbështetje për pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme serbe.
Rezoluta synon të korrigjojë shtrembërimet e krijuara nga projeksioni tradicional Mercator, i përdorur gjerësisht në hartat e botës. Ky projeksion i paraqet sipërfaqet afër poleve shumë më të mëdha në raport me ato pranë ekuatorit, duke bërë që kontinenti afrikan të duket dukshëm më i vogël sesa është në raport me kontinentet dhe vendet e tjera, shkruan telegrafi.
Projeksioni “Equal Earth”, i zhvilluar në vitin 2018, synon të ruajë më saktë raportin mes sipërfaqeve të kontinenteve dhe vendeve.
Rezoluta nuk e ndalon përdorimin e hartës Mercator dhe as nuk e bën të detyrueshme hartën e re. Ajo u bën thirrje qeverive, institucioneve arsimore, organizatave ndërkombëtare dhe kompanive teknologjike që të përdorin projeksione që paraqesin më saktë madhësinë relative të rajoneve të botës.
Nisma u udhëhoq nga Togo në emër të Grupit Afrikan në OKB dhe mori mbështetjen e gjerë të vendeve anëtare.
Togo e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014, ndërsa Serbia ka pretenduar se ky shtet afrikan e ka tërhequr njohjen në vitin 2019.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...



































