Lajme

Ngjarje e rêndë në Klinë: Djali dyshohet se i vuri flàkën nënës dhe motrës, të dyja në gjendje të rèndë

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 06 September 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Poterq të Klinës, ku dy gra, nënë e bijë, kanë pësuar djegie të rënda pasi shtëpia e tyre është përfshirë nga zjarri.

Gazeta Infokus ka mësuar nga burimet e saj se i dyshuari për shkaktimin e zjarrit është djali i familjes. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se kishte mbyllur nënën dhe motrën brenda shtëpisë, përpara se t’ia vinte flakën objektit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i dyshuari kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, ndërsa më herët ishte raportuar disa herë në Polici për raste të dhunës në familje.

-Advertisement-

Nëna dhe vajza, pasi kanë marrë trajtimin e parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, janë dërguar me urgjencë për trajtim të mëtejshëm në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Infokusi, gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rëndë për shkak të djegieve të marra. Aktualisht nuk dihet nëse ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe po merret intensivisht me hetimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Infokusi do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë konfirmime zyrtare dhe hollësi të reja.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy