Lajme

PDK mbledh nesër kryesinë dhe grupin parlamentar: Pritet vendimi për seancën e 9 shtatorit

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 06 September 2026

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka përcaktuar nëse do të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit, e cila është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, transmeton Gazeta Metro.

Vendimi pritet të diskutohet në mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, e cila do të zhvillohet nesër. Deputeti Artan Behrami, në Klan Kosova, tha se në këtë takim do të shqyrtohen çështjet dhe hapat e ardhshëm të partisë.

“Nesër Partia Demokratike e Kosovës do ta mbledhë edhe Kryesinë edhe Grupin Parlamentar dhe unë besoj që aty do t’i bisedojmë të gjitha temat. I kemi biseduar edhe më herët, po nuk po dua sot me dhënë informacione”, tha Behrami.

-Advertisement-

Sa i përket pjesëmarrjes në seancën e së mërkurës, ai tha se qëndrimi i përgjithshëm është diskutuar më herët, por vendimi përfundimtar do të merret pas mbledhjes.

“Unë besoj që edhe nesër, kemi biseduar dhe më herët pak a shumë e kemi të qartë orientimin. Po edhe nesër do të diskutojmë për hapat e mëtutjeshëm, për të gjitha hapat që i bën PDK-ja”, u shpreh ai.

Behrami theksoi gjithashtu se partia synon bashkëpunim me subjektet e tjera opozitare për rikthimin e funksionimit institucional dhe kushtetues.

“Unë e shpresoj në koordinim edhe me partitë e tjera, janë për me rikthyer ligjshmërinë, për me rikthyer funksionimin e Kushtetutës në Republikën e Kosovës, e cila është suspenduar qëllimisht nga ky njeri”, deklaroi Behrami.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy