Lajme

Dyshohet se kanë lidhje me zja*rrin masiv që përfshiu Himarën, Policia në Shqipëri shoqëron tre persona

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 05 September 2026

Policia e Himarës ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme.

Siç raporton Top Channel pas marrjes në pyetje, dy prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa personi i tretë vijon të qëndrojë në ambientet e Komisariatit të Himarës, ku po merret ende në pyetje nga grupi hetimor.

Për momentin, policia nuk ka një person të identifikuar si autor apo të dyshuar kryesor për vënien e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e rënies së flakëve.

-Advertisement-

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nëse personat e shoqëruar kanë ndonjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy