Lushtaku-Abdixhikut: Merru me shtëpinë tënde e jo me mua
Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 05 September 2026
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku iu ka kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se LDK nuk bashkohet me Lushtakun në shesh.
Abdixhiku ditë më parë deklaroi se bashkimi apo krijimi i një blloku opozitar me Sami Lushtakun nuk është rruga e LDK-së.
“Nëse dikush e ka ëndërr me u ba bashkë me Saminë e me dal në sheshe, edhe me i ba partitë bashkë për besë nuk është kjo LDK-ja jonë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, për Lushtakun këto janë “përralla”, të Abdixhikut.
“E vërteta është që unë me asnjë deputet të tijin nuk jam taku ndonjëherë, po s’jam taku as me kryetarin e LDK-së. Kështu që kur duanë, kanë qejf me shit pallavra e gjejnë një mundësi edhe me përdorë emrin tim. Kështu që e kisha lut që mos me përdor emrin tim, s’ka nevojë, s’ka asnjë arsye. Unë mendoj që ai është drejtues apo kryetar i LDK-së, ai le të merret me LDK-në, jo me mu. Është e padrejtë sepse unë asnjëherë vërtet as s’merrem as s’kam fol… Unë kam shokë në të gjitha partitë politike, në këtë rast edhe në LDK. Po me njerëz domethënë që janë përgjegjës apo janë nëpër kryesi apo deputet, unë asnjëherë s’jam taku”, tha ai.
Lushtaku i tha KosovaPress-it se Abdixhiku duhet të zgjidhë problemet brenda shtëpisë së vet politike dhe mos të merret me të
Deklaratën e Abdixhikuat e ka komentuar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Përndryshe, Abdixhikut ka kundërshtuar idenë e krijimit të një blloku opozitar me parti të tjera, duke thënë se një afrim i tillë do ta dëmtonte LDK-në elektoralisht.
Abdixhiku u shpreh se LDK-ja dhe elektorati i saj kanë dallime thelbësore me partitë e tjera dhe se një bashkim i tillë nuk përkon me identitetin e partisë.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...































