Lajme

Tërnava i drejtohet Prokurorisë Speciale, kërkon zbardhjen e dokumentit “Top Secret 2″

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 04 September 2026

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zbardhjen e plotë të çështjes së dokumentit “Top Secret 2”, i përfshirë në mesin e dëshmive në aktakuzën e PSRK-së për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit.

“Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përmes kësaj kërkese zyrtare, kërkojmë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës zbardhjen e plotë të çështjes së dokumentit të pretenduar si ‘Top Secret’, përfshirë origjinën, autenticitetin, mënyrën e sigurimit dhe publikimit të tij, si dhe rrethanat e nxjerrjes së pretenduar nga telefoni i të pandehurit Fatmir Sheholli”, thuhet në një njoftim të BIK për këtë zhvillim.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se përmbajtja e publikuar e paraqet këtë institucion në mënyrë të rreme dhe se pretendohet që Bashkësia Islame është nën ndikimin e shërbimeve të huaja të sigurisë, ndërsa xhamitë dhe medresetë paraqiten si institucione të financuara për qëllime destabilizuese.

-Advertisement-

“Këto janë akuza jashtëzakonisht të rënda dhe të papranueshme, të cilat cenojnë rëndë integritetin, kredibilitetin dhe dinjitetin e institucionit tonë, të imamëve, teologëve dhe besimtarëve tanë”, thuhet në kërkesën e BIK drejtuar Prokurorisë Speciale.

Kujtojmë se dokumenti është paraqitur nga Prokuroria Speciale si pjesë e provave në aktakuzën ndaj Shehollit.

Dokumenti “Top sekret 2” sipas Prokurorisë, është gjetur në telefonin e Shehollit,  dhe aty pretendohet se fonde të mbledhura nga “ambasadat islamike” në Beograd, do të investoheshin në ndërtimin e xhamive në Kosovë.

Sipas përmbajtjes së dokumentit, qëllimi do të ishte shtrirja e ndikimit të islamit, përçarja e shqiptarëve, nxitja e emigrimit dhe ndryshimi i perceptimit të Perëndimit për Kosovën, për të krijuar rrethana që do t’i shërbenin synimit të Serbisë për rikthimin e Kosovës nën juridiksionin e saj.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy