Dëbohen mbështetësit e Mlladiq: Kroacia nxjerr jashtë tre serbë të Bosnjes, nderonin kriminelin
Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 04 September 2026
Kroacia dëbon nga vendi adhuruesit e Kasapit të Ballkanit, Ratko Mlladiç. Vendimi është marrë nga gjykata në Dubrovnik për tre shtetas nga Bosnje Hercegovina. Ata humbën kështu lejen e punës dhe të qëndrimit dhe do të përballen me një ndalim tremujor në Kroaci.
Autoritetet në kroaci ndërmjet 28 gushtit dhe 2 shtatorit kanë zhvilluar hetime penale ndaj tre shtetasve të Bosnjës dhe Hercegovinës, të moshës 31, 30 dhe 25 vjeçar.
Gjatë hetimeve u konstatua se ata kishin publikuar fotografi, simbole, këngë dhe tekste në profilet e tyre publike të hapura në rrjetet sociale, përmes të cilave i bënin homazhe dhe shprehnin mirënjohje ndaj një personi të dënuar për krime lufte.
Sipas policisë, me këto veprime ata shkaktuan ankth, shqetësim dhe pakënaqësi te qytetarët, të cilët kishin bërë disa raportime në polici. “Meqenëse rrjetet sociale janë të qasshme për publikun dhe për një numër të pacaktuar qytetarësh, autorët, në këtë mënyrë, kanë fyer ndjenjat kombëtare të qytetarëve të Republikës së Kroacisë”, deklaroi policia, duke shtuar se ata kishin shkelur dispozitat e Ligjit për Kundërvajtjet kundër Rendit dhe Qetësisë Publike.
Mlladiç, ish komandat i Ushtrisë së Republikës Srpska, u dënua me vendim të formës së prerë me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në Bosnje Hercegovinë. Vetëm në masakrën e Srebrenicës në 11 korrik të vitit 1995 u ekzekutuan 8 mijë djem dhe burra me urdhër të Mlladiç…sot i nderuar nga Beogradi zyrtar.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...


































