Aktakuzë në mungesë ndaj 35 personave për kri*me luf*te në Prekaz për vras*jen e 58 anëtarëve të familjes Jashari
Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 04 September 2026
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën në mungesë ndaj 35 personave, lidhur me krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në një konferencë për media të premten, e ka cilësuar ngritjen e aktakuzës si një hap të rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në familjen Jashari në Prekaz.
“Sot, Prokuroria Speciale ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në përmbushjen e mandatit të saj ligjor, duke dorëzuar aktakuzën në një çështje me rëndësi të veçantë për institucionet e drejtësisë dhe opinionin publik, e që lidhet me vrasjen e civilëve shqiptarë në familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt”, ka deklaruar Isufaj.
Ai tha se aktakuza është rezultat i një pune të kujdesshme dhe të bazuar në prova, ndërsa shtoi se tashmë i takon gjykatës ta vlerësojë atë dhe provat e paraqitura.
“Tani është në kompetencën e gjykatës që të vlerësojë aktakuzën dhe provat e paraqitura në përputhje me ligjin dhe standardet e një gjykimi të drejtë. Por, si Prokurori Speciale, jemi të bindur se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar, me qëllim që pretendimet e ngritura në aktakuzë të provohen para gjykatës”, tha ai.
Sipas Isufajt, aktakuza dëshmon përkushtimin e Prokurorisë Speciale për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe ndjekjen penale të personave për të cilët, sipas tij, ekziston bazë ligjore dhe prova të mjaftueshme.
Kryeprokurori foli edhe për raste të tjera që janë në proces hetimor, përfshirë hetimet për krime lufte në Zubin Potok dhe rastet e dyshuara të spiunazhit.
“Sikurse rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, ku tashmë është arrestuar edhe i dyshuari i katërt në këtë rast, unë, për shkak se bëhet fjalë për një hetim në vazhdim, nuk mund të flas apo të komentoj për detajet e këtij hetimi”, tha Isufaj.
Ai shtoi se i njëjti parim vlen edhe për rastet e tjera që ndodhen në fazën e hetimeve.
“Megjithatë, ajo çfarë mund t’ju them qytetarëve është se Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, zhvillimit të hetimeve në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme, si dhe ndjekjes penale të të gjithë personave për të cilët ekziston bazë ligjore dhe ka prova të mjaftueshme”, u shpreh ai.
Isufaj bëri të ditur se gjatë javëve të fundit është dorëzuar edhe një aktakuzë për spiunazh dhe është arrestuar një person i dyshuar për një vepër të tillë penale.
Kreu i Prokurorisë Speciale vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.
“Po ashtu vlen të theksohet bashkëpunimi i suksesshëm ndërkombëtar që dëshmon se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm, sidomos për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Europolin, Eurojust-in dhe autoritetet e tjera të drejtësisë”, tha Isufaj.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...






























