Lajme

Jahjaga mbështet Marshin për Liri të 12 shtatorit

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 04 September 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se sot u mirëprit nga Jahjaga, me të cilën u diskutua për rëndësinë e Marshit dhe mesazhin e tij në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e “Liria Ka Emër” vizituan edhe muzeun “Çast”, të dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Përmes një qasjeje artistike dhe konceptuale, muzeu shpalos dhimbjen, përvojat dhe sfidat me të cilat viktimat janë përballur, përfshirë edhe stigmën në jetën e përditshme.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy