Lajme

Gucati paralajmëron: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 04 September 2026

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar protesta të mëdha në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gucati tha se pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të pafajshëm në Kosovë, por në rast të një vendimi dënues, paralajmëroi reagim të fuqishëm qytetar.

“Nëse ndodh ajo e keqja, ne nuk do të rrimë duarkryq. Do të thërrasim protestë dhe situata mund të eskalojë. Mund të ketë demonstrata dhe revoltë qytetare”, tha ai në Klan Kosova.

-Advertisement-

Gucati njëherësh deklaroi se, protestat mund të mos kufizohen vetëm në Kosovë, por të shtrihen edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe trevat e tjera shqiptare.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy