Lajme

“Mërgata po pret”, më 13 shtator protestë në Slloveni në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 03 September 2026

Të dielën e 13 shtatorit me Shqiptarët në Slloveni do të mbahet një protestë paqësore dhe simbolike në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Protesta do të mbahet në “Tivoli Park” në Ljubljana të Sllovenisë duke filluar nga ora 20:00, dhe është menduar të zhvillohet në heshtje, me synimin që pjesëmarrësit të shprehin solidaritetin e tyre dhe kërkesën për drejtësi dhe proces të drejtë.

Në fund të aktivitetit është paraparë që pjesëmarrësit t’i ndezin dritat që mbajnë në duar, si simbol i shpresës, së vërtetës dhe lirisë.

-Advertisement-

Thirrjen për pjesëmarrje në këtë aktivitet e ka shpërndarë qytetari Egzon Shabani, i cili ka ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkohen kësaj proteste.

“Një dritë për shpresën. Një zë për drejtësinë. Një mesazh për liderët në Hagë: nuk jeni vetëm dhe nuk jeni harruar”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Shabani.

Ai ka bërë thirrje që mesazhi të përcillet në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni të gjitha detajet për protestën:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy