Rama: Qeveria Kurti po i ndëshkon qytetarët vetëm pse nuk e kanë votuar VV-në, Kosova po rrëshqet drejt diktaturës
Autori: Gazeta inFokus
09:40 | 01 September 2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po ndëshkon qytetarët e vetëm pse nuk e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale.
Ai ka bërë me dije se kjo qeveri në mënyrë të qëllimshme po i bllokon komunat e Kosovës
Rama ka thënë se me këtë qasje Kosova po rrëshqet drejt diktaturës.
“Kërkojmë mbrojtjen e demokracisë, të Republikës dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kompetencat e komunave duhet të respektohen njësoj si ato të nivelit qendror. Pikërisht për këtë arsye qytetarët i zgjedhin kryetarët e komunave, që ata t’i çojnë proceset përpara. Por çfarë ndodh nëse centralizohet e gjithë Kosova dhe me gjithçka merret vetëm një njeri? Ky sistem njihet: është sistem komunist dhe diktatorial”, ka thënë Rama në gazetën Nacionale
“Unë këtë nuk e kuptoj. Është jashtë çdo logjike. Në fund të fundit, qeveritarët dhe politikanët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë në qeveri janë votuar nga qytetarët. Mirëpo këta qeveritarë po punojnë drejtpërdrejt kundër interesave të qytetarëve që i kanë votuar. Ky është problemi. Taksat dhe të hyrat që qeveria i mbledh nga qytetarët duhet t’u kthehen atyre në formën e ndihmës dhe përmirësimit të jetës, nëpërmjet komunave dhe projekteve të tjera qeveritare. Qeveria po e bën të kundërtën: po i bllokon dhe po i saboton komunat”, ka thënë Rama.
I pari i Prishtinës ka folur edhe për kryetarët e komunave që qeverisen nga VV-ja, të cilët kanë refuzuar të përkrahin këtë protestë.
Ai ka bërë me dije se kjo është bërë me urdhër të partisë.
“Po, unë e ceka që, për fat të keq, nuk besoj që ekziston demokraci në këtë parti. Për këtë arsye, i përngjan më shumë një sekti sesa një partie, ku zërin e askujt nuk guxojnë me e dëgju, por vetëm të njërit apo të dy-tre vetave aty, të cilët i marrin vendimet. Kështu që, nëse e kanë informatën që të mos bëjnë zë, atëherë nuk bëjnë zë”, ka thënë ai, duke shtuar se në këtë protestë është dashur të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të VV-së”.

T� tjera
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...
-
Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicial...
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...





































