Qytetarët në dorë të fatit për cilësinë e klimave: Mimoza Kusari – Lila dhe Artane Rizvanolli i hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës për kontrollin e tyre
Autori: Samire Jaha
11:02 | 19 Gusht 2026
Pas hulumtimit të Gazetës Infokus për importin e klimave në vlerë prej mbi 155 milionë eurosh gjatë tre viteve të fundit dhe dyshimeve të ngritura për përformancën dhe efiçiencën e tyre energjetike, institucionet shtetërore vazhdojnë t’ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, pa dhënë një përgjigje të qartë se kush i kontrollon në të vërtetë këto produkte.
Madje nga përgjigjjet e tyre të krijohet lehtë përshtypja që nuk bëhet fare një kontroll i cilësisë së klimave duke qenë se asnjëri nga institucionet përkatëse nuk po e pranon se është përgjegjësi e tyre, mirëpo këtë përgjegjësi po e hedhin tek njëra – tjetra, shkruan Gazeta Infokus.
Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në krye me Mimoza Kusari – Lila, kanë potencuar edhe një herë se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut që është në kuadër të kësaj ministrie, kontrollon klimat vetëm në aspektin formal dhe ligjor, si dokumentacioni teknik, deklarata e konformitetit dhe shenjat e sigurisë.
Për çështjen thelbësore, nëse klimat konsumojnë aq energji sa pretendohet në etiketat e tyre dhe në materialet promovuese, MINT ka thënë se kjo nuk është kompetencë e saj.
Sipas ministrisë, verifikimi i parametrave teknikë të efiçiencës energjetike monitorohet nga Ministria e Ekonomisë dhe mekanizmat e saj mbikëqyrës.
“Verifikimi i parametrave teknikë të efiçiencës së energjisë, nëse pajisja konsumon aq sa pretendon etiketa, nuk është kompetencë e IQMT-së. Ky aspekt rregullohet nga legjislacioni për efiçiencë të energjisë, i cili monitorohet nga Ministria e Ekonomisë dhe mekanizmat e saj mbikëqyrës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Infokus.
Por është pikërisht Ministria e Ekonomisë në krye me Artane Rizvanollin, ata që, edhe pas muajsh pritjeje, i kanë kthyer Gazetës Infokus pothuajse të njëjtën përgjigje, duke thënë se pyetjet e dërguara nuk kanë të bëjnë me fushë-veprimtarinë e saj.
Me një fjalë, Ministria e Ekonomisë i ka orientuar pyetjet drejt institucioneve të tjera, pa dhënë një përgjigje konkrete nëse është apo jo institucioni përgjegjës për verifikimin e efiçiencës energjetike dhe përformancës reale të klimave.
“Ju njoftojmë se pyetjet që keni dërguar nuk kanë të bëjnë me fushëveprimtarinë e Ministrisë së Ekonomisë, andaj ju rekomandojmë t’u drejtoheni institucioneve kompetente si: Inspektoratit të Tregut, Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Standardizim”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë për Infokus.
Kështu, edhe pas muajsh pritjeje dhe komunikimi me institucionet, situata mbetet e njëjtë.
Ministria e Ekonomisë i drejton pyetjet tek institucionet e tjera, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thekson se përgjegjësia për monitorimin e efiçiencës energjetike është e Ministrisë së Ekonomisë.
Ndërkohë, pyetja kryesore mbetet pa përgjigje: kush i verifikon realisht pretendimet për konsumin e energjisë dhe performancën e klimave që shiten në Kosovë?
Gazeta Infokus ka dërguar pyetje që më 15 korrik në Agjencinë Kosovare për Standardizim, pasi Ministria e Ekonomisë “hodhi përgjegjësinë” te ky institucion. Megjithatë, edhe pas më shumë se një muaj nuk kanë kthyer përgjigje.
Infokus gjithashtu ka hulumtuar më thellë tregun e klimave në Kosovë, ku raportimet e fundit tregojnë se importi i këtyre pajisjeve ka arritur në nivele rekord, duke ngritur njëkohësisht shqetësime serioze për kontrollin e cilësisë dhe vërtetësinë e performancës së tyre.
Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, të siguruara nga Gazeta Infokus, gjatë periudhës 2023–2025 vlera totale e importit të klimave ka arritur në 155 milionë e 117 mijë e 844 euro, ndërsa pesha e produkteve të importuara kalon 20 milionë kilogramë.
Në vitin 2023, vlera e klimave të importuara ishte 44 milionë e 461 mijë e 704 euro. Në vitin 2024 importi u rrit në 55 milionë e 965 mijë e 945 euro, ndërsa në vitin 2025 arriti në 54 milionë e 690 mijë e 195 euro.
Derisa institucionet vazhdojnë të ‘hedhin topin’ nga njëra derë në tjetrën, qytetarët mbesin pa përgjigjje dhe pa garanci se produktet për të cilat paguajnë përmbushin vërtet parametrat që reklamohen në këto produkte.
Kjo situatë TOTALISHT e paqartë dhe duke i shtuar kësaj edhe tendencën e vazhdueshme të dy ministrive për t’ia kaluar përgjegjësinë njëra-tjetrës, po krijon një boshllëk institucional. Të paktën nga përgjigjet e deritanishme, nuk është e qartë se cili institucion bën verifikimin e drejtpërdrejtë të performancës reale dhe konsumit energjetik të klimave që tregtohen në Kosovë duke shkaktuar një konfuzion total.
Megjithatë Gazeta Infokus do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje dhe t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim, përgjigje institucionale apo informacion të ri që lidhet me të.
/Gazeta Infokus/
Dyshimet për mashtrim me klimat në Kosovë, deklarohen për Infokus nga Ministria e Tregtisë

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































