Lajme

There*t një person në Krushë të Rahovecit, i dyshuari arrestohet

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 18 August 2026

Një person është lënduar me mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje fizike në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, ndërsa bëri të ditur se është sekuestruar edhe mjeti i dyshuar që është përdorur gjatë incidentit.

-Advertisement-

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy