Lajme

Në Maqedoni të Veriut regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 18 August 2026

Një tjetër pacient ka humbur jetën si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni të Veriut.

Këtë e bëri të ditur, drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana.

Pacienti kishte qëndruar për 27 ditë nën trajtim në këtë klinikë.

-Advertisement-

Sipas Canës, bëhej fjalë për një 76-vjeçar, i cili ishte sjellë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe me formën neuroinvazive të sëmundjes. Tek ai ishte konfirmuar virusi i Nilit Perëndimor, ndërsa vuante edhe nga sëmundje të tjera, transmeton Klankosova.tv.

Ky është rasti i katërt me përfundim fatal nga ethet e Nilit Perëndimor i regjistruar në vend. Ndërkohë, 15 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga Klinika për Sëmundje Infektive.

Deri tani, prania e virusit është vërtetuar te 36 pacientë, ndërsa gjatë ditëve në vijim priten rezultate të reja.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy