Lajme

Ermal Sadiku: Bota po ndërton AI e data centers, ne në vitin 2026 po presim me ardhë rryma

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 18 August 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas ndërprerjeve të energjisë elektrike në Prishtinë, duke kritikuar gjendjen në sektorin energjetik të vendit.

Sadiku ka përmendur atë që e quan “Manhattani i Prishtinës”, zonë të cilën e konsideron ndër më të fuqishmet ekonomikisht në Kosovë, e që sipas tij është përballur dy herë brenda një jave me mungesë të energjisë elektrike.

“‘Manhattani i Prishtinës’, ndoshta zona me GDP-në më të madhe për m² në Kosovë, dy herë pa rrymë brenda një jave. Nuk ka lifta. Nuk ka internet. Ndalet puna. Ndalet jeta”, ka shkruar Sadiku.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar edhe gjendjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, duke përmendur mosfunksionimin e njësive A3 dhe A4.

“Në ndërkohë, Kosova shet qymyr, biznes i para 200 vjetëve, ndërsa A3 dhe A4 nuk punojnë”, ka shkruar ai.

Sadiku ka bërë edhe një krahasim me zhvillimet teknologjike në botë, duke thënë se derisa vendet e tjera po investojnë në inteligjencë artificiale dhe qendra të të dhënave, Kosova vazhdon të përballet me probleme bazike të furnizimit me energji.

“Bota po ndërton AI, data centers dhe ekonominë e së ardhmes. Ne, në vitin 2026, po presim me ardhë rryma. Kjo nuk është veç dështim. Është e dhimbshme. Është e trishtueshme”, ka përfunduar Sadiku./Gazeta Infokus

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy