Kabashi-Ramaj: Asnjë parti nuk është mbi Kosovën, konstituoni Kuvendin
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 18 August 2026
Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar për mos-thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo ka thënë se vazhdimi i kësaj situate, sipas saj duhet të alarmojë të gjithë, pasi vendi po mbetet pa institucione të konstituuara.
“Edhe sot nuk është thirrur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe sot vazhdon Kosova pa institucione të konstituuara dhe kjo duhet të na alarmojë të gjithëve”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj.
Deputetja e PDK-së ka kritikuar zvarritjen e procesit, duke theksuar se deputetët janë zgjedhur për të punuar dhe për t’u marrë me problemet e qytetarëve.
“Asnjë fitore nuk e jep të drejtën ta vendosësh veten mbi Kushtetutën e Kosovës. Asnjë parti nuk është mbi Kosovën”, ka thënë ajo.
Kabashi-Ramaj ka ngritur shqetësimin edhe për funksionimin e institucioneve demokratike, duke paralajmëruar se mosfunksionalizimi i Kuvendit dhe mungesa e mbikëqyrjes institucionale mund të jenë shenja shqetësuese për demokracinë.
“Demokracia nuk shkatërrohet domosdoshmërisht brenda një nate. Ajo fillon të dobësohet kur një lider nuk i pranon më kufijtë që ia vendos Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.
Në fund, Kabashi-Ramaj i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të thërrasë seancën dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit.
“Kurti, thirre seancën, konstituo Kuvendin, respekto Kushtetutën. Sepse Kosova nuk është pronë e një lideri dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng të ardhmen e saj”, ka përfunduar ajo.

T� tjera
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...
-
Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale...
-
Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme
Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qën...
-
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të G...
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron amerikanët për rrezik nga sulme të grupeve terroriste: Shmangni tubimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar sh...
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...
-
IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave ...
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...































