“Kurti po i shmanget Kuvendit”, Mustafa: Duhet të heqë dorë nga bllokada
Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 17 August 2026
Deputeti Arben Mustafa ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar nga ai që të paraqitet në Kuvendin e Kosovës dhe t’i hapë rrugë konstituimit të institucioneve.
Mustafa tha se prej disa ditësh po e presin Kurtin para Zyrës së Kryeministrit për t’i përcjellë një mesazh të qartë.
“Ka disa ditë që presim z. Kurti para Zyrës së Kryeministrit për të përcjellë një mesazh të qartë që ai të vijë në Kuvend. Aty ku e ka vendin si deputet i betuar i Kuvendit të Kosovës dhe t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe t’i heqë dorë nga bllokada që po i bën shtetit dhe institucioneve të vendit”, tha Mustafa.
Sipas tij, Kurti po shmang kontaktet me deputetët dhe duhet të jetë i pranishëm në Kuvend.
“Po i shmanget kontaktit me deputetë. Nuk ka nevojë me shmang kontaktet me ne. Ne dëshirojmë që të përcjellim mesazhin që ai e ka vendin në Kuvend edhe në Zyrën e Kryeministrit”, u shpreh ai.
Mustafa theksoi se, sipas tij, Kurti nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të kryeministrit.
“Në Kosovë nuk mund të jesh edhe deputet edhe kryeministër. Kryeministri i ka detyrat e veta, edhe deputetët i kanë detyrat e veta. Kurti është betuar si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës ka për detyrë ta mbikëqyrë Qeverinë”, deklaroi Mustafa.
Ai akuzoi Kurtin se po vepron përtej normave juridike dhe se po vazhdon të ushtrojë detyrën e kryeministrit pa mandat të ri.
“Ajo që po bën Kurti në vazhdimësi, po shohim një tendencë për të operuar përtej normave juridike në Kosovë”, tha Mustafa.
Në fund, ai tha se qytetarët po përballen me vështirësi të shumta, ndërsa sipas tij, Kurti po vazhdon ta ushtrojë pushtetin dhe të marrë vendime pavarësisht situatës institucionale.
“Albin Kurti po e ushtron detyrën pa e pasur atë të drejtë. Dhe sigurisht kjo situatë nuk po i pengon atij personalisht. Albin Kurti nuk ka vuajtur në këtë periudhë, e ka shfrytëzuar pushtetin në vazhdimësi dhe ka tentuar të marrë vendime”, përfundoi Mustafa.
Mustafa deklaroi se ditëve në vijim PDK-ja do të drejtohet tek institucionet e drejtësisë për vendimet që qeveria po i merr nëkëtë kohë.
“Ne kemi një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se brenda afatit prej 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit pas certifikimit të zgjedhjeve. Nuk mund të kërkojmë sërish interpretim, kur Gjykata është shprehur një herë. Kurti po kërkon kohë”, tha Mustafa në Dukagjin.

T� tjera
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgim...
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...
-
Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale...
-
Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme
Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qën...
-
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të G...
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron amerikanët për rrezik nga sulme të grupeve terroriste: Shmangni tubimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar sh...
































