Lajme

Aksidenti tragjik në Surkish: Bulliqi i shpreh ngushëllime familjes Matarova për humbjen e dy anëtarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 17 August 2026

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë në Surkish të Podujevës, ku humbën jetën dy vëllezër.Bulliqi me këtë rast i shprehu ngushëllime familjes Matarova nga Dumnica.

Ai tha se lajmin e pranoi me dhimbje të madhe.““Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova. Në këto momente të rënda u shpreh ngushëllime familjes Matarova, miqve dhe të afërmve. U prehshin në paqe dhe qofshin të parajsës!”, ka shkruar Bulliqi.

Hajdar dhe Bujar Matarova do të varrosen sot në varrezat e fshatit Dumnicë.Ceremonia mortore do të mbahet me fillim nga ora 19:00.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy