Ministri Hoti me rima të Kurtit: Na thonin se ura s’bëhet, bëhet-bëhet!
Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 17 August 2026
Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se shteti nuk ndërtohet duke u pajtuar me status quo-në, por duke ushtruar përgjegjësitë dhe autoritetin e tij në tërë territorin e vendit.
Duke komentuar praninë e Policisë së Kosovës pranë urës së Ibrit, Hoti ka thënë se garantimi i qarkullimit të lirë dhe të sigurt dëshmon kapacitetin e institucioneve të Kosovës.
“Prania e Policisë së Kosovës pranë urës së Ibrit dhe garantimi i qarkullimit të lirë e të sigurt për të gjithë qytetarët është dëshmia më e mirë se Republika e Kosovës sot ka kapacitet, autoritet dhe institucione që e ushtrojnë mandatin e tyre në çdo cep të territorit të saj”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, për vite me radhë është krijuar bindja se ndërhyrja në veri dhe vendosja e rendit e ligjit mund ta rrezikojnë stabilitetin.
“Për vite me radhë na është thënë se ‘nuk bëhet’. Se Veriu nuk preket. Se ura e Ibrit është vijë që nuk duhet kaluar. Se vendosja e rendit dhe ligjit rrezikon stabilitetin. Madje, për vite të tëra, frika dhe status quo-ja na janë shitur si maturi politike”, ka deklaruar ai.
Hoti ka shtuar se zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë dëshmuar të kundërtën.
“Por tashmë u dëshmua e kundërta: Bëhet. Bëhet me vendosmëri, me institucione funksionale, me ligj dhe në bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Hoti.
Ai ka theksuar se ajo që dikur konsiderohej sfidë e patejkalueshme, tashmë po shndërrohet në normalitet.
“Ajo që dikur paraqitej si sfidë e patejkalueshme, sot po bëhet normalitet. Sepse normalitet është që qytetarët të lëvizin lirshëm. Normalitet është që Policia e Kosovës të kujdeset për sigurinë në tërë territorin e Republikës. Dhe normalitet është që një urë të bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata”, ka përfunduar Hoti./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgim...
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...
-
Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale...
-
Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme
Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qën...
-
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të G...






























