BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit.
Autori: Gazeta inFokus
21:44 | 16 August 2026
Në fillim të kësaj jave, KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, konfirmoi se ka nisur një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
KFOR-i konfirmoi raportimet se Policia e Kosovës atë dite ishte parë të qëndronte në urë.
Një zëdhënës i Bashkimit Europian i tha Gazetës Express se ishin të informuar nga NATO.
“Dislokimi i një misioni të NATO-s në Kosovë është çështje që vendoset nga NATO. Mund të konfirmojmë se BE-ja është informuar nga NATO”, tha një zëdhënës i BE-së.
Zëdhënësi ka rikujtuar pozicionin e BE-së në raportin e vitit 2025 për vendin, ku thuhej se ura duhet të hapet pas konsultimeve me “partnerët e sigurisë”.
Për BE-në, ky kusht është përmbushur pas njoftimit nga KFOR-i.
“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, thuhet në përgjigjen dërguar Gazetës Express.
Brukseli thekson se u informuan si duhet nga KFOR-i për tranzicionin e nisur.
“Si pjesë e mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë, Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është informuar në mënyrë të duhur nga KFOR-i për tranzicionin gradual të pranisë së përhershme. Misioni do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të garantuar siguri të përshtatshme për të gjitha komunitetet në të gjithë territorin e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit.
Ky proces, KFOR-i ka thënë se do të jetë “gradual” dhe se për këtë “po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë”.
Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e dislokimit të KFOR-it. Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Shefi i Mbrojtjes i Serbisë, gjenerali Mojsilovic, është informuar rregullisht gjithashtu. Gjeneralmajor Ulutas, Komandanti i misionit të KFOR-it, mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë në Institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it për Gazetën Express të hënën.
Misioni i NATO-s në Kosovë tha se trupat e KFOR-it janë të pozicionuar mirë “për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant”.
Të hënën, KFOR-i njoftoi gjithashtu se ka nisur “integrimin e personelit të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it, në Manastirin e Deçanit”.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula reagon pas aktgjykimit ndaj Thaçit: Ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të so...
-
Hoxha takohet me Marta Kos: Angazhimet duhet të kthehen në reforma dhe anëtarësim
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi ...
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...
-
Tragjedi në Itali, shoferja përplas me makinë për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës
Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali...
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...

































