Lajme

Vakti i turshive, Vjosa Osmani shkon te Fahrija në Krushë

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 16 August 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Kooperativën “Krusha”, ku është takuar me gratë e Krushës dhe të fshatrave përreth, të cilat prej vitesh merren me prodhimin dhe përpunimin e produkteve vendore

Osmani ka ndarë pamje nga vizita, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e grave të kësaj zone, të cilat thotë se janë bërë shembull brenda dhe jashtë Kosovës.

“Bashkë me kolegë, para disa ditësh vizituam Kooperativën “Krusha”, aty ku gratë e Krushës dhe të fshatrave përreth dëshmojnë çdo ditë se si punohet me nder dhe si ecet përpara, duke u bërë shembull brenda dhe jashtë Kosovës.

-Advertisement-

Vendi ynë ka njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët na japin shpresë dhe motiv për ditë shumë më të mira për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy