Lajme

Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 16 August 2026

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër bllokadën institucionale në Kuvend, duke e cilësuar sjelljen e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, si “tërësisht jokushtetuese dhe arbitrare”.

“Kjo periudhë dhe sjellja e zotit Dehari do të mbahen mend gjatë si një njollë e zezë në historinë politike dhe kushtetuese të vendit”, ka deklaruar Hasani në një intervistë për Gazetën Express.

Ai ka thënë se gabimi më i madh i politikës kosovare ka qenë mosparashikimi si vepër të veçantë penale i moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

-Advertisement-

Hasani ka kritikuar edhe situatën rreth ushtrimit të detyrës së presidentit, duke thënë se Albulena Haxhiu “nuk mund të jetë ushtruese e detyrës së Presidentit të Republikës”.

Ndërkaq, duke folur për bllokadën dhe veprimet e Albin Kurtit, Hasani ka deklaruar: “Unë jam i sigurt se zoti Kurti është duke ikur nga Aneksi i Ohrit.”

Ai ka vlerësuar gjithashtu se nuk duhet të dërgohet rast i ri në Gjykatën Kushtetuese për moskonstituimin e Kuvendit, pasi sipas tij, çështja është sqaruar përmes aktgjykimeve të mëparshme.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy