Lajme

Tahiri: Besoj se drejtësia do të triumfojë dhe çlirimtarët do të lirohen

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 16 August 2026

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka shprehur besimin e tij se vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së do të jetë pozitiv, raporton GazetaBlic.

Tahiri ka thënë se më 16 shtator 2026 drejtësia ndërkombëtare duhet të mbështetet në faktet historike dhe në procesin e gjatë gjyqësor.

“Unë besoj se drejtësia do të triumfojë dhe se një kapitull jashtëzakonisht i rëndësishëm i historisë sonë do të marrë një epilog pozitiv me lirimin e çlirimtarëve”, ka deklaruar Tahiri.

-Advertisement-

Ai ka shprehur mbështetje për familjarët e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, duke theksuar se kontributi i tyre në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës është i pamohueshëm.

“Liria ka emër. E vërteta ka rrënjë. Dhe drejtësia, herët a vonë, do të triumfojë”, ka përfunduar Tahiri.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy