Lajme

Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 16 August 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Vlorë në orët e hershme të mëngjesit, ku u lënduan katër shtetas të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Kurti ka bërë të ditur se tre prej të lënduarve po marrin trajtim spitalor në Tiranë, ndërsa një tjetër në Vlorë.

“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Kurti, duke theksuar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri.

-Advertisement-

Ai u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë.

Reagimi i plotë:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë.

Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy