Gjuajtje me armë në Greme të Ferizajt, lëndohet një 66-vjeçare
Autori: Gazeta inFokus
23:04 | 15 August 2026
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një grua 66 vjeçare, në Greme të Ferizajt, është lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë.
Policia ka shtuar edhe se, nga i dyshuari, A.H, 23 vjeç, është sekuestruar një pushkë gjahu.
“I dyshuari A.H. është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku, në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin, është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Gjuajte me pushkë, lëndohet një grua në fshatin Greme të Ferizajt
Me datën 14.08 2026, rreth orës 20:50, stacioni policor është njoftuar nga Spitali në Ferizaj se një grua ishte duke marrë tretman mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime nga arma e zjarrit.
Njësia policore ka shkuar në spital, ku ka takuar viktimën, një grua 66-vjeçare.
Sipas hetimeve fillestare, rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Shabi Hashani”, në fshatin Greme të Ferizajt. Viktima, derisa ishte duke ecur, kishte pësuar lëndime të lehta n
Pas pranimit të informatave dhe identifikimit të personit të dyshuar A.H (23 vjeç), Njësia e Hetimeve ka dalë në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ka sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit një pushkë gjahu me një fishek.
I dyshuari A.H. është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku, në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin, është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim për procedura të mëtutjeshme.

T� tjera
-
Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bash...
-
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Gazeta...
-
Lojërat Mesdhetare, Rama fajëson sërish Qeverinë: Nuk i përmbushi detyrimet, as pagesën kontraktuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovë...
-
Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës
Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares së Kosovës për përballjen ndaj...
-
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që t...
-
Presidentja Shiroka Pula reagon pas aktgjykimit ndaj Thaçit: Ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të so...
-
Hoxha takohet me Marta Kos: Angazhimet duhet të kthehen në reforma dhe anëtarësim
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi ...
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...
-
Tragjedi në Itali, shoferja përplas me makinë për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës
Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali...
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...

































