Lajme

Ish-Ministri gjerman për Evropë: E kuptoj frustrimin e Kosovës me Zelenskyn, heqja flamurit ukrainas në Prishtinë gabim

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 13 August 2026

Komuna e Prishtinës e largoi sloganin “Free Ukraine” në kryeqytet, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi ne Beograd se “nuk e ndryshojnë qëndrimin për Kosovën”.

Pas kësaj pati shumë reagime, por jo vetëm deklarata. Slogani për Ukrainën u hoq.

Gazetari Michael Martens, ka njoftuar për këtë në “X”.

-Advertisement-

“Jo më flamur ukrainas në Prishtinë. Disa shënime mbi pasojat që pati vizita e Presidentit ukrainas Zelenskyy në Beograd – jo në Serbi, por në Kosovë”, ka shkruar ai.

Për këtë ka reaguar Michael Roth, ish-ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë dhe ish-kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, i cilit tha se kjo ishte gabim.

“E kuptoj zhgënjimin e Kosovës. 🇺🇦 Presidenti Zelensky ende nuk e njeh shtetësinë e saj, dhe e thotë këtë gjatë vizitës në Serbi. Kjo dhemb, pa dyshim. Por ulja e flamurit ukrainas në Prishtinë ishte prapëseprapë e gabuar. Kjo minimizon luftën brutale të Rusisë + luftën e ukrainasve për liri”, ka shkruar ai.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy