GLPS: Vendimmarrja e Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin
Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 13 August 2026
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur “shqetësim serioz” për vendimet e Qeverisë në detyrë në mbledhjen e mbajtur dje, më 12 gusht.
Përmes një komunikate për media, GLPS i ka cilësuar vendimet të kundërligjshme, duke qenë se shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë janë betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës.
“Në rrethanat aktuale, vazhdimi i ushtrimit të kompetencave ekzekutive është i papranueshëm dhe ngre çështje serioze të ligjshmërisë së vendimmarrjes së Qeverisë në detyrë”, thuhet në komunikatë.
“Duke u bazuar në Nenin 72 të Kushtetutës, Nenin 26 të Ligjit për Qeverinë dhe Aktgjykimin e Gjykatës Supreme P.A.nr.09/2025, në secilën prej tyre ndalohet ushtrimi i njëkohshëm i funksionit të deputetit dhe anëtarit të qeverisë. Këto kufizime nuk mund të anashkalohen përmes interpretimit politik, por janë garanci të drejtpërdrejta të parimit të ndarjes së pushteteve dhe të funksionimit të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve”, vazhdon komunikata.
GLPS, më 6 gusht 2026, ka njoftuar se i është drejtuar Zyrës së Kryeministrit me kërkesë për dokumentacionin që dëshmon nëse anëtarët e Qeverisë në detyrë, të zgjedhur deputetë, kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ministrore. Sot shënohet dita e shtatë dhe e fundit e afatit ligjor për përgjigje dhe GLPS pret që ZKM-ja të përmbushë detyrimin ligjor dhe të sigurojë transparencë mbi këtë çështje.
Për më tepër, GLPS ka theksuar se dorëheqja nga një funksion publik nuk mund të jetë një akt formal në letër, i cili nuk pasohet nga ndërprerja faktike e ushtrimit të atij funksioni. Nëse një person ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të qeverisë për të respektuar kufizimin kushtetues dhe ligjor, kjo dorëheqje duhet të prodhojë efekt real. Nuk mund të pretendohet se një funksion është ndërprerë, ndërkohë që personi vazhdon të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë që burojnë nga ai funksion.
GLPS konsideron se vendimmarrja e djeshme e Qeverisë në detyrë është e kundërligjshme dhe nuk mund të normalizohet. GLPS u bën thirrje anëtarëve të Qeverisë që të jenë plotësisht transparentë dhe llogaridhënës ndaj publikut lidhur me dorëheqjet e tyre dhe statusin juridik që rrjedh prej tyre. Qeveria në detyrë duhet të përmbahet nga çdo veprim që tejkalon kompetencat e përcaktuara për një Qeveri në detyrë dhe të respektojnë në mënyrë strikte kufizimet që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...

































