Lajme

Haxhiu: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 13 August 2026

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me përplasjet politike, duke kërkuar që stafi profesional i Kuvendit të mos bëhet pjesë e këtyre debateve, shkruan Gazeta Infokus,

Haxhiu ka thënë se mospajtimet politike duhet të mbeten mes bartësve të përgjegjësive politike dhe se zyrtarët profesionalë të Kuvendit nuk duhet të vihen nën presion apo të shënjestrohen për punën që kryejnë në kuadër të përgjegjësive të tyre institucionale.

“Opozita nuk duhet ta përfshijë stafin profesional të Kuvendit në këto përplasje, ta vërë nën presion apo ta shënjestrojë për shkak të punës që kryen në kuadër të përgjegjësive të veta institucionale”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se çdo vërejtje ndaj punës së saj duhet të adresohet drejtpërdrejt tek ajo ose përmes mekanizmave institucionalë.

Sipas Haxhiut, nuk është e drejtë që zyrtarëve profesionalë t’u atribuohen motive politike apo të krijohet përshtypja se ata i shërbejnë një individi ose subjekti politik vetëm për shkak të detyrave që ushtrojnë.

“Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu e ka dënuar publikisht këtë qasje, duke kërkuar që çdo pretendim konkret të paraqitet me fakte dhe përmes rrugëve institucionale, e jo përmes sulmeve apo insinuatave ndaj zyrtarëve të Kuvendit.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy