Lajme

Thirrja e mërgimtarit për push*katim ndaj Haradinajt, reagojnë nga Aleanca

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 12 August 2026

Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i Aleancës ka reaguar pas thirrjes së mërgimtarit për pushkatim ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinajt.

“Beogradi tentoi ta dënojë dhe ta thyejë Haradinajn në Tribunalin e Hagës me dosje të trilluara. Por, ai doli dy herë i pafajshëm, duke mbrojtur përfundimisht pastërtinë e luftës së UÇK-së. Sot, kjo mendësi antikombëtare guxon ta krahasojë një komandant çlirimtar me terroristin Milan Radojçiq. Më e tmerrshme është heshtja e turpshme e deputetëve dhe zyrtarëve të pranishëm nga partia që ka fituar zgjedhjet”, thuhet në reagimReagimi i plotë:

Thirrja e sotme për pushkatimin e Ramush Haradinajt brenda Kuvendit të Kosovës është një akt i pastër kriminal.

-Advertisement-

Kjo nuk është liri e shprehjes, por fashizëm i hapur që meriton reagim të menjëhershëm.

Atë që kërkoi ky person sot në mes të Prishtinës, Serbia e kërkon zyrtarisht që tri dekada.

Beogradi tentoi ta dënojë dhe ta thyejë Haradinajn në Tribunalin e Hagës me dosje të trilluara. Por, ai doli dy herë i pafajshëm, duke mbrojtur përfundimisht pastërtinë e luftës së UÇK-së. Sot, kjo mendësi antikombëtare guxon ta krahasojë një komandant çlirimtar me terroristin Milan Radojçiq.

Më e tmerrshme është heshtja e turpshme e deputetëve dhe zyrtarëve të pranishëm nga partia që ka fituar zgjedhjet.

Ata lejuan këtë linçim monstruoz pa bërë asnjë reagim.

Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për të mbjellë urrejtje dhe agjenda të Beogradit.

Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht!

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy