Deputetët e PDK-së para Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar, Kurti duhet të jetë në Kuvend për ta konstituuar atë
Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 13 August 2026
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar të bëjnë thirrje për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, me një aktivitet sot para Qeverisë.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, në një konferencë për media, para objektit të Qeverisë së Kosovës ka ritheksuar se LVV po shpërfillë procedurat për konstituimin e Kuvendit, duke ua pamundësuar deputetëve ta ushtrojnë mandatin që ua kanë besuar qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Ne këtu jemi me një qëllim të vetëm: të kërkojmë rivendosjen e ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë në vend. Kjo ndërtesë këtu është Qeveria e Republikës së Kosovës, në të cilën shumë prej nesh e kemi pasë nderin me shërby. Nuk ka nder e privilegj më të madh se me pasë mundësi me i shërby vendit tënd. Mirëpo, edhe nuk ka krim më të madh se sa kur besimi qytetar keqpërdoret dhe zyrat e popullit uzurpohen. Këto zyra janë të uzurpuara nga një deputet (Albin Kurti). Po aq sa ka të drejtë të jetë ai aty, po aq kemi të drejtë edhe ne. E dyta, ai duhet të jetë në Kuvend bashkë me ne për të konstituuar Kuvendin, për të themeluar institucionet. Nuk jemi këtu të bëjmë puç”,
PDK ka ftuar Albin Kurtin, që e ka shumicën parlamentare të shkojë në Kuvend, ta propozojë kryetarin dhe ta konstituojë këtë institucion.
“Ne jemi këtu për t’i thënë Albin Kurtit: Eja në Kuvend. T’i ndërtojmë institucionet, pastaj ecim tutje!”, tha Çitaku.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se rendi kushtetues i Republikës së Kosovës ka rënë dhe ka ftuar kryesuesin sipas moshës, Avni Deharin që ta caktojë seancën e re.
“Çka po ndodhë në këtë vend është absurde dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Ne kemi pasur zgjedhje në shkurt, në dhjetor, në qershor. Kemi pasë tri palë zgjedhje nacionale. Asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush 18 muaj e 5 ditë t’i bllokojë institucionet”, theksoi ai.
PDK ka thënë se përsëri do t’i drejtojë kërkesë Avni Deharit për mbajtjen e seancës konstituive pas 48 orëve dhe aktivitetin e saj PDK do ta zhvendosë edhe jashtë Kuvendit në forma më të gjëra të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...



































